Sherre e debate online/ Plagoset me armë zjarri personazhi i njohur i rrjetit social “TikTok”

Shqipëria

Sherre e debate online/ Plagoset me armë zjarri personazhi i njohur i rrjetit social “TikTok”

Më: 16 dhjetor 2025 Në ora: 11:34
Fabion Kuçi

Plagoset me armë zjarri personazhi i njohur i rrjetit social “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen nr 9 të qytetit bregdetar.

Ai ka marrë plagë në parakrah dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Policia e Durrësit ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij.

Sipas deklarimeve mësohet se debati ka qenë banal për shkak të komenteve dhe sharjeve në TikTok.

Fabion Kuçi është personazh i skeduar edhe më herët për përplasjet virtuale me disa personazhe të tjerë të rrjeteve sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat