Bënte biznes kokaine në zonën e varrezave, arrestohet 22-vjeçari shqiptar, do dëbohet drejt Shqipërisë!

Shqipëria

Bënte biznes kokaine në zonën e varrezave, arrestohet 22-vjeçari shqiptar, do dëbohet drejt Shqipërisë!

Më: 18 dhjetor 2025 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Karabinierët e Ankonës kanë arrestuar një 22-vjeçar shqiptar që ishte përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës në Itali.

Aksioni është kryer në zonën rreth varrezave të Filottranos. Patrulla ka pikasur lëvizjet e dyshimta të të riut, i cili sapo i kishte shitur dozën e radhës një përdoruesi.

Mendohet se ai caktonte zonat e varrezave për biznes, pasi kështu mund të mos binte në sy të efektivëve.

Shqiptari jetonte në zonën e Jesi dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë. Doza që sapo kishte shitur ishte me peshë 0,7 gramë.

Më pas grupi i oficerëve i drejtuar nga komandanti i Kompanisë Osimo, Gianluca Giglio, shkuan në banesë për kontroll dhe gjetën edhe 14 gramë të tjera kokainë, material që ka të ngjarë të jetë përdorur për paketimin e dozave, dhe afërsisht 3,700 euro në para të gatshme, të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit të drogës, informon media italiane.

I riu u dërgua në kazermat e Osimos për hetimet e tjera dhe do dalë në Gjykatën e Ankokës, ku pritet dëbimi i menjëhershëm dhe dënimi i tij

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat