Një aksident dramatik ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së sotme në aksin Levan-Tepelenë.
Një kamion me mandarina doli nga rruga dhe u përmbys, ndërsa i plagosur mbeti drejtuesi i mjetit dhe shpëtoi pa lëndime pasagjeri që udhëtonte bashkë me të.
Policia e Fierit bëri me dije se ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Poçem, kur një kamion tip “Volvo”, me targa AA859SJ, i ngarkuar me fruta agrume (portokalle dhe mandarina), doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta.
I plagosur mbeti drejtuesi i mjetit, O. Rr., i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali informuan se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, pasagjeri O. Sh., nuk ka pësuar dëmtime. Kurse Policia Rrugore po vijon hetimet për dinamikën e aksidentit dhe shkaqet.