Kandidati për deputet i PD-së Ilir Alimehmeti ishte mbrëmjen e sotme në Studio24, teksa foli mbi pritshmëritë politike për vitin e ardhshëm.
Alimehmeti theksoi edhe një herë se administrata Trump për 90 ditë do verifikojë korrupsionin dhe trafikun e drogës lidhur me politikën në Shqipëri.
Më tej shtoi se do kemi lëvizje të mëdha tektonike në vend, iniciuar nga Uashingtoni.
Alimehmeti: Këtu në shtet ose do jetoj krimi ose do jetojnë qytetarët, deri tani krimi ka superuar dhe qytetarët janë larguar. Duhet rotacioni absolut që qytetarët të vendosin për shtetin e tyre. Do jem pjesë e çdo proteste e PD-së është në të drejtën e saj të kërkojë pastrim total të qeverisë dhe njerëzit të zgjedhin një qeveri alternative.
Dhe ka qenë një nga premtimet madhore kur nisi foltorja apo Rithemelimi, hapja ka qenë e pjesshme. Nuk mund të gënjejmë. Nuk ka qenë e plotë. Në radhë të parë kemi problem kryesor PS dhe Rilindjen. Zëvendësohet kjo me PD është hapi i dytë. Hapi i parë është largimi i tyre. Besoj se faktet që po shihni gjatë këtyre ditëve dhe pjesa e grupit të punës nga SHBA afati 90-ditor për verifikimin e korrupsionit trafikun e drogës janë gjëra të këtyre ditëve. Bëhet fjalë për fatin e Shqipërisë e gjithë rajonit.
Nuk mund të shkojë përballë kësaj manovre. Këto janë zhvillimet e vërteta. Do shohim lëvizje aq të mëdha tektonike muajt e fundit. Do bëjnë hetimet e tyre. Dhe do nxjerrin plan hetimit. Duke parë shqetësimin nga ata që kanë duart e përlyer. Do kemi zhvillime të forta e të mëdha saqë këto bisedime do të a duke aq të vogla sa do jetë një 2026 krejt ndryshe.