Automjetet bllokohen nga dëbora në Qafë Thore, shoferëve u kërkohet pagesë për pastrimin e rrugës

Shqipëria

Automjetet bllokohen nga dëbora në Qafë Thore, shoferëve u kërkohet pagesë për pastrimin e rrugës

Më: 2 janar 2026 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Që nga orët e mëngjesit dhe deri më tani, një varg automjetesh ka mbetur i bllokuar në Qafë Thore, në zonën e Thethit, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Sipas drejtuesve të mjeteve, mjetet borëpastruese nuk kanë qenë në terren që nga mesdita, duke e bërë të pamundur lëvizjen dhe pastrimin e rrugës.

Shoferët raportojnë se u është kërkuar pagesë për ndërhyrje dhe pastrim, ndërsa ata vazhdojnë të mbeten të bllokuar në kushte të vështira, pa mundësi për të ecur.

Situata ka shkaktuar shqetësim të madh për udhëtarët dhe komunitetin lokal, ndërsa shumë prej tyre kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të garantuar qarkullim të sigurt dhe për të shmangur incidente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat