Moti i keq në Tiranë, fryhet lumi Lana, rrezikon të dalë nga shtrati

Shqipëria

Moti i keq në Tiranë, fryhet lumi Lana, rrezikon të dalë nga shtrati

Më: 7 janar 2026 Në ora: 08:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshjet e dendura të shiut kanë rritur nivelin e lumit Lana ditën e sotme.

Pamjet e siguruara nga “Ora News” tregojnë se për pasojë, lumi është fryrë, me rritje të dukshme të prurjeve të ujit përgjatë gjithë shtratit të tij.

Aktualisht uji vijon të rrjedhë brenda shtratit të lumit, ndërsa situata po monitorohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat