Braho ia nis punës, thërret nesër mbledhjen e parë me trupën e prokurorëve

Shqipëria

Braho ia nis punës, thërret nesër mbledhjen e parë me trupën e prokurorëve

Më: 7 janar 2026 Në ora: 09:34
Klodjan Braho

Ditën e nesërme në orën 08:30, kryeprokurori i posaçëm i SPAK, Klodjan Braho ka thirrur mbledhjen e parë me trupën e prokurorëve.

Siç bëhet me dije nga Anila Hoxha mbledhja është e para mbas prezantimit të kryeprokurorit i cili pritet të flasë me ekipin për prioritetet hetimore.

Braho pason në këtë detyre Altin Dumanin.

Ai kreu detyrën si kreu i SPAK për tre vite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat