Radhë në doganën e Kapshticës, grekët vonojnë udhëtarët me të paktën një orë

Shqipëria

Radhë në doganën e Kapshticës, grekët vonojnë udhëtarët me të paktën një orë

Më: 10 janar 2026 Në ora: 17:11
Foto ilustruese

Edhe pse ditët e fluksit të lëvizjes së emigrantëve kanë kaluar, në doganën e Kapshticës vijojnë ende vonesat.

Personeli grek është duke punuar me sistemin e ri, i cili ka shtuar kohën e pritjes, me të paktën një orë, per ata që duan të hyjnë drejt vendit fqinj.

Ndryshe paraqitet situata me palën shqiptare, e cila po punon me kapacitet maksimale.

Vetëm përgjatë 10 ditëve të para të Janarit, më shumë se 60 mijë shtetas kanë dalë nga Shqipëria për të shkuar në Greqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat