Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, kapet shoferi

Shqipëria

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, kapet shoferi

Më: 12 janar 2026 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, ndërsa bëhet me dije se drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale E.M., 37-vjeç është shoqëruar në Komisariat.

“Rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat