Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kiev, ku është pritur nga homologu ukrainas, Andrii Sybiha.
Gjatë takimit, ata kanë zhvilluar homazhe pranë “Murit të Kujtesës”, duke nderuar kujtimin e të rënëve për pavarësinë e Ukrainës.
Ministrja Spiropali theksoi se frymëzimi i rezistencës së popullit ukrainas ndaj agresionit rus është një mesazh i fuqishëm i qëndrueshmërisë dhe unitetit.
Vizita shërben për të rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, në një periudhë kur vendi përballet me sulme masive ndaj infrastrukturës kritike dhe popullsisë civile, gjatë dimrit të ashpër.
Postimi i plotë:
Pritja në Kiev nga miku dhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ku u ndalëm pranë Murit të Kujtesës, për të nderuar kujtimin e të rënëve për pavarësinë e Ukrainës, aty ku gjen forcën dhe frymëzimin, qëndresa e sotme e popullit ukrainas.