Pjesë e panelit të emisionit "Drejt" ka qenë ish-prokurori Ervin Karanxha, i cili ka folur lidhur me ngjarjen e bujshme të arratisjes së vrasësit Altin Ndoci.
Rikujtojmë që Ndoci u arratis nga spitali i Durrësit para disa ditësh, pasi po kujdesej nga mjekët për problemet e tij shëndetësore.
Ndërkaq, Karanxha ka analizuar rënien e akuzave për vrasjet në Durrës ndaj Altin Doçi.
“Të kemi parasysh që çështja është në shqyrtim gjyqësor, por duhet të kemi parasysh që një person deklarohet fajtor kur ka prova përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.
Duhen verifikuar, sepse edhe të penduharit e drejtësisë kur pyeten para gjykatës kanë cilësinë e dëshmitarit, kanë të dhëna.
Dhe duhet parë konflikti i interesit.
Prania e konfliktit të interesit, vë në dyshim besueshmërinë e tyre.
Jo vetëm ku ka dyshim për konflikt interesi, por edhe në rastet e tjera kur është vetëm me një dëshmi, ose nga një i penduar, duhet të lidhet gjithmonë me prova të tjera."- tha Karanxha.