Rama: Qeveria dhe grupi parlamentar të fokusuar te sfidat e vitit politik 2026

Shqipëria

Rama: Qeveria dhe grupi parlamentar të fokusuar te sfidat e vitit politik 2026

Më: 18 janar 2026 Në ora: 09:42
Kryeministri Edi Rama, në podkastin “Flasim”

Kryeministri Edi Rama, në podkastin “Flasim”, deklaroi se mbledhja maratonë e qeverisë dhe ajo e grupit parlamentar kishin si qëllim përcaktimin e prioriteteve të vitit politik 2026.

Ai theksoi se fokusi i qeverisë ishte vijimësia e programit dhe kalendari i zbatimit sipas sektorëve, ndërsa grupi parlamentar u përqendrua në rritjen e kapaciteteve për negociatat me Bashkimin Evropian.

Rama nënvizoi nevojën për më shumë koordinim, organizim dhe përqendrim, duke e cilësuar procesin e integrimit në BE si historik dhe gjithnjë e më të vështirë për shkak të volumit të madh legjislativ.

Megjithatë, ai shprehu besim se shumica qeverisëse dhe grupi parlamentar do ta përballojnë me sukses këtë sfidë.

“Në krye qëndrojnë, mbledhja maratonë e qeverisë, një traditë e fillmvitit dhe një mbledhje maratonë e grupit parlamentare. Të dyja këto takime kanë synuar vendosjen e piketave të vitit politik 2026. Sa i takon mbledhjes së qeverisëse, puna ka qenë e fokusuar të vazhdimësisë tek programi dhe kalendari i zbatimit të tij sipas sektorëve, në takimin e grupit jemi fokusuar te domosdoshmëria për të rritur kapacitetin në funksion të negociatave. Që do të thotë më shumë koordinim, më shumë ndërveprim, më shumë organizim dhe mbi të gjitha më shumë përqendrim te ky objektiv historik dhe strategjik për Shqipërinë.

Duhet të jetë e qartë për shumicën qeverisës, për cilindo dhe cilëndo është në pararojën e PS duke qenë në nivelin më të lartë të përfaqësimit, ky proces është proces që do vijë duke u vështirësuar muaj pas muaj pasi kemi të bëjmë me një volum legjislativ, që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës të republikës së Shqipërisë, nga konsultimi publik, tek qeveria dhe pastaj tek Parlamentin, por jam besimplotë që grupi parlamentar do jetë në lartësinë e kasaj sfide, ndërkohë kemi folur për aspekt të tjera duke dëgjuar raportimet e disa komisioneve”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat