Shehaj në Kuvend: Ftesa për Bordin e Paqes po përdoret për t’i shpëtuar drejtësisë dhe shantazhuar mendimin e GJK për Ballukun

Shqipëria

Shehaj në Kuvend: Ftesa për Bordin e Paqes po përdoret për t’i shpëtuar drejtësisë dhe shantazhuar mendimin e GJK për Ballukun

Më: 22 janar 2026 Në ora: 12:25
Deputeti i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj shtroi pyetjen nëse ftesa ndaj Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes së iniciuar nga Donald Trump po përdoret nga kryeministri Edi Rama për t’i shpëtuar drejtësisë.

Nga Kuvendi, ku pritet të miratohet aderimi i Shqipërisë në këtë bord, ai theksoi se kjo ftesë, që nuk është ndaj Ramës por ndaj vendit, po përdoret edhe për të ndikuar në mendimin që pritet të japë Gjykata Kushtetuese kundrejt çështjes së Belinda Ballukut.

“Kjo urgjenca e madhe për një çështje për të cilën jemi të gjithë dakord, dhe ajo që nuk kuptohet është se pse po përdoret kjo marrëveshja, ftesë gjoja për Edi Ramën, por në fakt është pjesë për Shqipërinë, po përdoret kjo për t’i shpëtuar drejtësisë.

Për të shantazhuar dhe ndikuar mendimin historik të GJK sot, e cila duhet të vendosë sot që nëse një pushtetarë, zëvendës kryeministri, kryeministri, apo çdo ministër nëse kapet duke vjedhur, nëse po abuzon me fondet, duhet të pezullohet nga detyra. Mos vallë kjo po përdoret për t’i shpëtuar drejtësisë.”, tha Shehaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat