Një ditë para protestës së PD-së, Kryeministria nis fortifikimin e godinës, Rama ende në zyrë

Shqipëria

Një ditë para protestës së PD-së, Kryeministria nis fortifikimin e godinës, Rama ende në zyrë

Më: 23 janar 2026 Në ora: 20:09
Kryeministria nis fortifikimin e godinës

Një ditë përpara protestës së paralajmëruar nga Partia Demokratike, autoritetet kanë nisur masat e sigurisë rreth godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Pak çaste më parë janë vërejtur barriera metalike dhe elementë të tjerë sigurie të vendosur përpara hyrjeve kryesore të institucionit.

Masat vijnë në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të protestës.

Mësohet se kryeministri Edi Rama vijon të jetë në zyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat