Balla reagon për protestën e PD: Asgjë e re nga keqbërësi Sali Berisha

Shqipëria

Balla reagon për protestën e PD: Asgjë e re nga keqbërësi Sali Berisha

Më: 24 janar 2026 Në ora: 21:17
Taulant Balla

Balla reagon për protestën e PD: Asgjë e re nga keqbërësi Sali Berisha

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka reaguar menjëherë pas protestës kombëtare të PD-së, ku në një status në rrjete sociale u shpreh se nuk kishte asgjë të re nga fronti i Sali Berishës, ndërsa e cilësoi këtë të fundit si keqbërës.

“Asgjë e re nga fronti i së keqes dhe keqbërësi Sali Berisha.

Shpresoj që punonjësit e policisë të lënduar nga molotovët dhe mjetet/lëndët e tjera të paligjshme të mos kenë dëmtime serioze”, shkruan Balla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat