Një person është gjetur i pajetë paraditen e kësaj të shtune në Bulqizë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se i ndjeri ka qenë roje në një subjekt privat, ndërsa dyshohet se është rrëzuar në stokun e kromit.
Dyshohet se ka ndërruar jetë që dje, por trupi është gjetur paraditen e sotme në vendin ku rrinte.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nga policia.