Dogji dyqanin me materiale të përdorura, policia parandalon zjarrvënien e rradhës dhe prangos 52-vjeçarin

Shqipëria

Dogji dyqanin me materiale të përdorura, policia parandalon zjarrvënien e rradhës dhe prangos 52-vjeçarin

Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 12:34
Policia identifikoi dhe arrestoi autorin e identifikuar si Luan Vuka alias Artan Vuka, 52 vjeç, banues në Ndërfushaz të Mirditës

Policia e Mirditës ka arrestuar një 52-vjeçar, për zjarrvënie të qëllimshme në tregun e qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ai dogji një dyqan me materiale të përdorura dhe tentoi të digjte edhe një gomisteri.

Zjarri i dytë u ndalua në kohë nga Policia, duke shmangur dëme më të mëdha.

Pas njoftimit për rënien e zjarrit, blutë shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e para u dyshua se bëhej fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia identifikoi dhe arrestoi autorin e identifikuar si Luan Vuka alias Artan Vuka, 52 vjeç, banues në Ndërfushaz të Mirditës.

Sipas uniformave blu, i arrestuari ka precedentë penalë të mëparshëm.

Ai akuzohet për veprën penale shkatërrimi i pronës me zjarr.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat