Zbardhen detaje nga plagosja e Sokol Dacit mbrëmjen e së dielës në Lezhë, brenda berberhanes ishin një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

Shqipëria

Zbardhen detaje nga plagosja e Sokol Dacit mbrëmjen e së dielës në Lezhë, brenda berberhanes ishin një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj

Më: 2 shkurt 2026 Në ora: 07:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur një 30-vjeçar, pronari i berberhanes, Sokol Daci. Ai u dërgua në Spitalin e Traumës, por ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Brenda biznesit kanë qenë disa persona përfshirë një polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj, në momentin kur ndodhi ngjarja.

Dyshohet të ketë patur edhe shkëmbim zjarri, ndërsa objektiv i sulmit me armë mendohet se nuk ka qenë Sokol Daci, por persona të tjerë që kanë qenë brenda.

Dyshimet janë se mund të ketë pasur më shumë se një autor, ku një prej tyre mund të ketë zbritur nga automjeti dhe ka qëlluar me breshëri automatikësh.

Sokol Daci nuk rezulton të ketë precedentë penalë apo të jetë një person problematik në zonë. Ai njihej gjithashtu edhe si berber Coli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat