Berisha në SPAK: Pashë Krajën duke numëruar para me Oltion Bistrin

Shqipëria

Berisha në SPAK: Pashë Krajën duke numëruar para me Oltion Bistrin

Më: 2 shkurt 2026 Në ora: 10:30
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratole Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK, si pjesë e masës “detyrim paraqitjeje” ndaj tij, lidhur me çështjen e dosjes “Partizani”.

“Me 5 mbiemra, njeriu që amnistoi krimin zgjedhor, si mercenar i Partisë Shtet i rikujtoj se drejtësia vonon por nuk harron. Kush e don këtë ta ketë në arkivën e vet të denoncimit të një delikuenti, të narkoshtetit shqiptar.

Tani e kuptoni vetë ju që këtu, nuk mund të ketë çështje tjetër përveç faktit, vendimit të të famshmit KLGJ, por para se të ndalem në këtë vendim, e kuptoj se ju prisni t’ju rrëfej se çfarë pashë brenda unë gjatë këtij kalimi të shkurtër.

Aty ishte Altin Troplini, i cili ishte ulur me 3 personazhe, Elvis Doçin, Altin Hajrin dhe Irenën me 5 mbiemri, sepse si avokat i tyre po u bënte shpjegime për çështjet. Së dyti ndodhej ish xhelati i shërbimit të shtetit Kraja, që po numëronte para me Oltion Bistrin. Aty ishin të dy.”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat