Degradon konflikti në një lokal në Korçë/ I mituri godet emigrantin 34-vjeçar me th*kë, arrestohet 17-vjeçari

Shqipëria

Degradon konflikti në një lokal në Korçë/ I mituri godet emigrantin 34-vjeçar me th*kë, arrestohet 17-vjeçari

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 18:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në një lokal në qytet, një konflikt ka degraduar në përdorimin e thikës.

Autori është një 17-vjeçar, kurse i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar.

Sipas të dhënave mësohet se 34-vjeçari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti i mprehtë, teksa ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte jashtë shtetit, në Greqi.

Shkak i konfliktit mendohet të ketë qenë një tjetër i mëparshëm.

I mituri ndodhet tashmë në komisariatin e Korçës, ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat