Detaje nga operacioni i kërkimit ku u gjet trupi i pajetë i 30 vjeçarit

Shqipëria

Detaje nga operacioni i kërkimit ku u gjet trupi i pajetë i 30 vjeçarit

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në lumin e fshatit Urakë është gjetur një trup i pajetë, për të cilin dyshohet se i përket shtetasit Jurgen Karajt, 30 vjeç.

Sipas Policisë së Shtetit, viktima ishte në kërkim që nga data 10 janar 2026, kur ishte marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars.

Në operacionin e pandërprerë të kërkimit janë angazhuar struktura të shumta, përfshirë polumbarët e RENEA-s, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forcat e Armatosura, Forcat Speciale të Kosovës, si dhe vullnetarë dhe familjarë.

Trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhet ekspertiza për përcaktimin e identitetit dhe shkaqeve të humbjes së jetës.

Jurgen Karajt, 30-vjeçarit që ra në përroin e fshatit Fullqet në Klos.

Trupi është gjetur në Urakë, në liqenin e Ulzës, rreth 30 km larg nga vendi ku ka rënë.

Për gjetjen e tij prej 28 ditësh u zhvilluan kërkime nga forcat e Policisë, polumbarët e RENEA-s, Forcat e Ushtrisë dhe një njësi speciale e FSK të Kosovës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në 9 janar, kur Karaj po udhëtonte me një mjet tip “Audi”, i drejtuar nga 24-vjeçari A.L.

Për arsye ende të paqarta, makina humbi kontrollin dhe ra në përroin pranë fshatit Dars, duke u zhytur në rrjedhën e ujit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat