Kryeministri Edi Rama pritet të shkojë në Uashington, në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes.
Ky informacion bëhet i ditur nga mediat, lidhur me mbledhjen që është parashikuar të mbahet më 19 shkurt.
Ndërkohë, në 9 shkurt, Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, do të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Raportohet se në fokus të takimit do të jetë plotësimi i kushteve nga ana e Shqipërisë për nisjen e fazës së mbylljes së kapitujve të negociatave me BE-në.