U dënua me 1 vit burg nga Apeli i GJKKO për korrupsion zgjedhor, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla vetëdorëzohet në polici

Shqipëria

U dënua me 1 vit burg nga Apeli i GJKKO për korrupsion zgjedhor, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla vetëdorëzohet në polici

Më: 9 shkurt 2026 Në ora: 22:20
Edison Memolla

Vetëdorëzohet në polici kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim, dhe u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit e Posaçme.

Si dënim plotësues, gjykata vendosi t’i heqë Memollës edhe të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Edison Memolla u akuzua nga Prokuroria e Posaçme se kishte ndikuar te elektricisti Blerim Xhamani, me qëllim që ky i fundit të mos i ndërpriste energjinë elektrike një abonenteje debitore.

Kjo në mënyrë që ajo të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, ku ai garoi nën siglën e Partisë Socialiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat