Balliu në Mynih, takim me zv/presidentin e BND: Siguria në Shqipëri në moment shqetësues

Shqipëria

Balliu në Mynih, takim me zv/presidentin e BND: Siguria në Shqipëri në moment shqetësues

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 20:13
Deputeti Klevis Balliu me zv/presidentin e BND, General Major Dag Baehr

Deputeti Klevis Balliu i pranishëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar një takim me zv/presidentin e BND, General Major Dag Baehr.

Balliu tha se Gjermania ka qenë dhe mbetet një aleat i rëndësishëm i Shqipërisë, duke e mbështetur vazhdimisht në forcimin e sigurisë kombëtare

Postim i plotë:

Ishte një kënaqësi të takoja në Mynih Zëvendëspresidentin e Bundesnachrichtendienst (BND), Major General Dag Baehr.

Gjermania ka qenë dhe mbetet një aleat i rëndësishëm i Shqipërisë, duke e mbështetur vazhdimisht në forcimin e sigurisë kombëtare.

Megjithatë, siguria në vend ndodhet në një moment shqetësues. Institucionet tona duhet të jenë të pavarura, profesionale dhe të çliruara nga çdo lidhje me korrupsionin dhe krimin.

Pa institucione të pastra dhe të forta, nuk mund të ketë siguri dhe as zhvillim të qëndrueshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat