Mungesa e Ramës në Mynih, Berisha: S’ishte i denjë! I ngeli Dashi në dorë

Shqipëria

Mungesa e Ramës në Mynih, Berisha: S’ishte i denjë! I ngeli Dashi në dorë

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 12:56
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sërish mungesën e Kryeministrit Edi Rama në Munih, ku zhvillohet konferenca për sigurinë. 

Berisha u shpreh se anulimi i pjesëmarrjes së Ramës në konferencën e sigurisë lidhet me zhvillime politike, ku sipas tij, kreu i qeverisë është thirrur në Brulsel për t’u përballur me atë që ai e cilësoi si “karton të zi” dhe ultimatum nga partnerët ndërkombëtarë për t’i dorëzuar drejtësisë Belinda Ballukun.

“Kreu i narkoshtetit thirret në Bruksel për t’i nxjerrë kartonin e zi, atë karton që meriton, për t’i dhënë ultimatumin: “Ose dorëzo Lubinë dhe, eventualisht, edhe veten tënde në prokurori dhe gjykatë, ose do të përballesh me pasojat më të tmerrshme që ti nuk i imagjinon'”, tha Berisha.

Berisha ironizoi gjithashtu faktin që, sipas tij, kryeministrit “i mbeti ‘Dashi’ në dorë”, duke iu referuar ish-deputetit të PD-së Dash Sula, i cili është emëruar kryeinspektor.

Berisha: Kreu i narkoshtetit thirret në Bruksel për t’i nxjerrë kartonin e zi, atë karton që meriton, për t’i dhënë ultimatumin: “Ose dorëzo Lubinë dhe, eventualisht, edhe veten tënde në prokurori dhe gjykatë, ose do të përballesh me pasojat më të tmerrshme që ti nuk i imagjinon”.

Ne ishim në shesh për t’u thënë partnerëve tanë se jemi në shesh dhe se organizata kriminale nuk ka legjitimitet, ka grabitur miliarda euro nga taksat e qytetarëve dhe pasuritë publike. Ne ishim në sintoni të plotë dhe kjo ka rëndësi të jashtëzakonshme.

U anulua shkuarja e tij në Mynih, në konferencën më të rëndësishme vjetore në botë që zhvillohet për sigurinë. Aty diskutohen çështjet më madhore të sigurisë në Evropë dhe në botë. Edi Rama nuk e kishte idenë për atë konferencë, delegacionin e nisi, por vetë nuk shkoi dot. I mbeti “Dashi” në dorë, e kam fjalën për Dash Sulën. Nuk shkoi dot dhe kjo ishte një mbështetje e madhe për qytetarët shqiptarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat