Pa etiketë dhe të pasigurta, AKU bllokon 2.4 ton moxarela dhe qindra kilogramë produkte bulmeti në një baxho

Shqipëria

Pa etiketë dhe të pasigurta, AKU bllokon 2.4 ton moxarela dhe qindra kilogramë produkte bulmeti në një baxho

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar disa qindra kilogramë produkte bulmeti në një baxho në Fier.

Njoftimi i AKU-së

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në vijim të transparencës dhe informimit të publikut dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, bën me dije se në kuadër të kontrolleve të ushtruara, Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së, përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor, referuar indicios së ardhur, ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit.

Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht:

​1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi;
​2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg moxarella;
​90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope;
​100 (njëqind) kg gjizë;
​18 (tetëmbëdhjetë) kg moxarella (kova).
​Informojmë se për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën e 250.000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat