"Në rastin tim vlen për frymëzim"/ Këlliçi: Një pseudogazetar i vendoste grupit tim shoqëror gjoba

Shqipëria

"Në rastin tim vlen për frymëzim"/ Këlliçi: Një pseudogazetar i vendoste grupit tim shoqëror gjoba

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 21:21
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur për vendosjen e gjobave nga pseudogazetari Elio Lazaj, i arrestuar pak ditë më parë.

Këlliçi tha se ky pseudogazetar u vendoste gjoba rrethit shoqëror të deputetit për shkak të lidhjeve që kishin me të. Demokrati u shpreh se çdo njeri që bën denoncime linçohet me çdo formë që të mos flasë më dhe të stepet.

Këlliçi deklaroi se në rastin e tij këto linçime i vlejnë për frymëzim dhe për të ecur përpara.

Duke u ndalur te lajmet që kanë qarkulluar në lidhje me vëllanë e tij, Këlliçi tha se ai ka qenë aksioner në një kompani private deri në vitin 2021 dhe që prej atëherë është shkëputur dhe nuk kanë më asnjë informacion për atë kompani.

Më tej, Këlliçi është shprehur se me këto akuza le të vazhdojnë pasi këshu i japin mundësi t’u çjerrë maskën dhe gjithashtu vetëdemaskohen.

“Një pseudogazetar i vendoste grupit tim shoqëror gjoba vetëm për shkak të lidhjeve që kishte me mua, që t’u hiqte lajmet.

Çdo njeri që denoncon linçohet me të gjitha format që të stepet. Në rastin tim vlen për frymëzim. Më vjen mirë që sulmohet im vëlla se gjej rast të flas se kush është im vëlla. Le të hetojnë burimet tona financiare. Vëllai im për shumë vite pa punuar në një nga studiot më të mëdha të avokaturës. Në Shqipëri pati një aktivitet privat të cilin e ka ndërprerë me një kompani kontrakutale, për kodin etik që unë dhe ai kemi.

Hoqëm çdo mundësi që këto media të linçonin ndaj meje. Bëhet fjalë për një kompani ku im vëlla ka qenë aksioner deri në vitin 2021 dhe që nga ajo kohë nuk ka asnjë lidhje. Uroj që me akuza të tilla të vazhdojnë sepse vetëdemaskohen dhe më motivojnë t’u çjer maskën dhe të vijoj detyrën time. Unë standardin e këtyre 5D as nuk e kam pasur të perceptueshëm”, tha Këlliçi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat