Grupi i PD takon delegacionin e PE, Bardhi: Rasti i Ballukut dhe AKSHI tregojnë se mazhoranca po i mbron, test kritik për integrimin në BE

Shqipëria

Grupi i PD takon delegacionin e PE, Bardhi: Rasti i Ballukut dhe AKSHI tregojnë se mazhoranca po i mbron, test kritik për integrimin në BE

Më: 18 shkurt 2026 Në ora: 16:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Shqipëria ka bërë regres në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Deformimi i zgjedhjeve sjell pasoja të rënda në funksionimin demokratik të institucioneve në vend.

Ky ka qenë diskursi politik që ka mbajtur grupi parlamentar i partisë Demokratike, në takimin e zhvilluar me misionin e Parlamentit Evropian në Tiranë, ditën e sotme (17 shkurt).

Kreu i këtij grupi, Gazment Bardhi, konfirmoi takimin, ndërsa ka qenë i shoqëruar nga Zv.Kryetarja e Delegacionit të Kuvendit të Shqipërinë në Komitetin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Jorida Tabaku dhe Zv.Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, Albana Vokshi.

Ata u takuan me Misionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian të kryesuar nga Kryetari i Komisionit David McAllister, shoqëruar nga 8 eurodeputetë të Parlamentit Europian.

Gjatë takimit përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të PD kanë shprehur vlerësimin e tyre për raportin e Parlamentit Europian mbi zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit, ku u konstatua mungesa e barazisë mes palëve në zgjedhje dhe ndërhyrja e krimit të organizuar në to. Ky raport është një këmbanë alarmi për zgjedhjet në Shqipëri dhe është e domosdoshme jo thjeshtë që Parlamenti Europian ta ndjek këtë çështje, por edhe të konstatojë se pa një Qeveri Teknike që të garantojë mos ndërhyrjen e shtetit në zgjedhje dhe të pengojë përfshirjen e krimit të organizuar në to, Shqipëria nuk mund të garantojë standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Deformimi i zgjedhjeve sjell pasoja të rënda në funksionimin demokratik të institucioneve në vend” – u shprehën përfaqësuesit e PD në takim.

Ata nënvizuan me shqetësim regresin që Shqipëria ka bërë gjatë këtyre viteve në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rasti i korrupsionit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe mbrojtja politike që po i bën mazhoranca asaj, janë një test kritik për luftën ndaj korrupsionit dhe rrugën europiane të Shqipërisë.

“Gjatë këtyre javëve Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një fushatë pengimi dhe sulmi ndaj institucioneve të drejtësisë, duke synuar intimidimin e tyre dhe pnegimin e hetimeve në raste konkrete” – u shprehen përfaqësuit e opozitës në takim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat