Vrasja te ish-Parku dhe plagosja te Deliorgji, policia del me njoftim zyrtar

Shqipëria

Vrasja te ish-Parku dhe plagosja te Deliorgji, policia del me njoftim zyrtar

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 16:31
Policia e Shtetit

– Dy ngjarje të rënda kriminale janë regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet, ku si pasojë e konflikteve të ndodhura në dy zona të ndryshme, një 31-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me rastet, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi:

Tiranë/Informacione paraprake

-Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

-Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat