Banorët peticion për bllokimin e rrugës Prrenjas-Librazhd, bëjnë thirrje për protestë

Shqipëria

Banorët peticion për bllokimin e rrugës Prrenjas-Librazhd, bëjnë thirrje për protestë

Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 12:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grup qytetarësh nga Korça këtë të premte kanë dalë me një deklaratë lidhur me problemet e shkaktuara në juglindje të vendit pas bllokimit të rrugës kombëtare Pogradec-Librazhd, bllokim ky që, sipas banorit Lazjon Petrit, ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për juglindjen.

Sipas Petrit, një grup qytetarësh ka inicuar një letër të hapur që fillimisht iu është drejtuar institucioneve lokale të Qarkut Korçë, gjë e cila nuk është vlerësuar nga ana e tyre.

Në peticion, shprehen shqetësimiet e qytetarëve të Korçës se bllokimi ka kufizuar ndjeshëm lëvizjen e lirë të qytetarëve, ka dëmtuar aktivitetin ekonomik dhe turistik të Qarkut Korçë, si dhe ka rritur ndjeshëm kostot e transportit dhe të mallrave.

Sakaq, ky grup qytetarësh ka bërë thirrje qytetarëve të tjerë të Korçës që jo vetëm të reagojnë duke firmosur letrën e hapur drejtuar qeverisë, por edhe të jenë të pranishëm ditën e hënë në një protestë paqësore përpara Bashkisë Korçë.

Sakaq, sipas banorëve bllokimi i rrugës Pogradec-Librazhd dhe përdorimi i rrugëve alternative të vështira për qarkullim ka anuluar rezervimet e shumta në hotelet e juglindjes, ka rritur çmimin e transportit publik, ka rritur çmimin e shportës, si dhe ka rritur çmimet e tjera të produkteve bujqësore e blegtorale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat