Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) thotë se sot në orën 11:30, rreth 1 kilometër nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogël eksplozivi.
Ky veprim thotë ARRSH është pjesë e punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë dhe ka për qëllim hapjen e trasesë së rrugës, pa penguar trafikun.
Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit për menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.
ARRSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi
“Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, sot në orën 11:30, rreth 1km nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës, pa penguar trafikun.
Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune”, njofton ARRSH-ja.