Kryeministri Rama: Gjirokastra drejt një tjetër rekordi turistik

Shqipëria

Kryeministri Rama: Gjirokastra drejt një tjetër rekordi turistik

Më: 4 mars 2026 Në ora: 08:55
Turizmi në Gjirokastër

 Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh optimist për sezonin turistik, duke vënë në pah atmosferën e gjallë që ka përfshirë qytetin e Gjirokastër.

Sipas kryeministrit, fluksi i hershëm i turistëve këtë vit sinjalizon një sezon premtues për ekonominë lokale, duke përfshirë hotelerinë, gastronominë dhe bizneset e vogla që operojnë në qytetin historik.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me rrezet e diellit mbi sokakët e Gjirokastrës, ku vizitorët nga e gjithë bota kanë nisur ta gjallërojnë më herët se çdo vit, duke premtuar një tjetër rekord për turizmin dhe gjithë zinxhirin e ekonomisë lokale në qytetin e gurtë, me mikpritjen e ngrohtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Gjirokastra, e njohur për arkitekturën karakteristike prej guri dhe trashëgiminë e pasur kulturore, vijon të mbetet një nga destinacionet kryesore të turizmit në vend, duke tërhequr çdo vit vizitorë vendas dhe të huaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat