Kuvendi i Shqipërisë nis me një minutë heshtje për Adem Jasharin

Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë nis me një minutë heshtje për Adem Jasharin

Më: 5 mars 2026 Në ora: 10:33
Kuvendi

Në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet seancë plenare.

Në nisje të seancës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi se me kërkesë të grupit parlamentar të PD të mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit, Tomor Dosti, shkruan Euronewsal.

Kuvendi kujtoi edhe rënien heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij në Prekaz.

Peleshi theksoi se familjar Jashari hyri në historinë e Shqipërisë si dëshmorë të pavdekshëm.

Ai shtoi se është një histori heroike për idealet e lirisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat