Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës

Shqipëria

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës

Më: 6 mars 2026 Në ora: 16:09
Ilir Meta

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin lidhur me kërkesën e paraqitur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, më 2 mars 2026 Meta kishte depozituar një kërkesë me objekt zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë nga ato të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.

Në përfundim të shqyrtimit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, me vendimin nr. 200, datë 6 mars 2026, vendosi të deklarojë të papranueshme kërkesën.

Kjo për shkak se përfaqësuesit ligjorë të kërkuesit hoqën dorë nga shqyrtimi i saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat