Aksidenti në aksin Shënkoll-Rrilë ku mbeti i plagosur rëndë një 20-vjeçar, vihet në pranga shoferja 35-vjeçare

Shqipëria

Aksidenti në aksin Shënkoll-Rrilë ku mbeti i plagosur rëndë një 20-vjeçar, vihet në pranga shoferja 35-vjeçare

Më: 7 mars 2026 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Është vënë në pranga drejtuesja e mjetit që u përplas më një tjetër makinë mbrëmjen e djeshme në aksin Shënkoll-Rrillë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, rreth orës 09:50, në aksin rrugor “Shënkoll–Rrilë”, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasen A. P., 35 vjeçe, banuese në Lezhë.

Kjo pasi automjeti që ajo drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K., 20 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat