Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

Shqipëria

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

Më: 14 mars 2026 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Një aksident rrugor në aksin Rrëshen-Kukës ka përfunduar me plagosjen e dy personave.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti i shtetasit me inicialet M. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, humbi kontrollin dhe u përplas me një kamion të drejtuar nga shtetasi me inicialet A. U., 49 vjeç, nga Kosova.

Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot–Morinë referuan rastin në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal.

Shtetasi M. M. dhe një pasagjere ndodhen nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat