Avokati Gentian Serjani: Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, i paligjshëm

Shqipëria

Avokati Gentian Serjani: Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, i paligjshëm

Më: 19 mars 2026 Në ora: 17:05
Avokati Gentian Serjani

Përfaqësuesit e sindikatave të arsimit kanë ngritur një padi pranë Gjykatës Administrative të Apelit kundër Ministrisë së Arsimit.

Edhe pse kërkesa fillestare për pezullimin e udhëzimit të ri që prek kualifikimet e mësuesve u refuzua nga gjykata, beteja ligjore për shfuqizimin e tij në themel vazhdon.

Avokati Gentian Serjani i ftuar në studion e emisionit “Epiqendër” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, dha dhe tre argumentet e tij që rrëzojnë këtë iniciativë të Ministrisë së Arsimit.

“Së pari, udhëzimin ne konsiderojmë absolutisht të paligjshëm sepse tejkalon kompetencat e Ministrisë. Së dyti, krijon një trajtim të pabarabartë për mësuesit me të njëjtin arsimim. Së treti, cenon rëndë parimin e sigurisë juridike, pasi mësuesve që tashmë japin mësim nuk mund t'u thuhet papritur se nuk e gëzojnë më titullin “mësues””, u shpreh ndër të tjera avokati Gentian Serjani

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat