Tensionet në Lindjen e Mesme, Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron amerikanët: Tregoni kujdes të shtuar

Shqipëria

Tensionet në Lindjen e Mesme, Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron amerikanët: Tregoni kujdes të shtuar

Më: 21 mars 2026 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Ambasada Amerikane në Tiranë, në një njoftim zyrtar në faqen e saj në Facebook, ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar, duke iu referuar rritjes së tensioneve nga lufta SHBA-Iran në ditët e fundit.

Në njoftim, ambasada thekson se të gjithë amerikanët duhet të ndjekin udhëzimet e konsullatave dhe se do të përballen me pezullime të fluturimeve.

“Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar.

Pas nisjes së operacioneve luftarake të Shteteve të Bashkuara në Iran, amerikanët në mbarë botën dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e fundit të sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara. Ata mund të përjetojnë ndërprerje të udhëtimeve për shkak të mbylljeve periodike të hapësirës ajrore”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat