Aksident i rëndë në Vlorë, humbin jetën dy drejtues mjetesh

Shqipëria

Aksident i rëndë në Vlorë, humbin jetën dy drejtues mjetesh

Më: 22 mars 2026 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë dy të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në afërsi të fshatit Drashovicë të Vlorës.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Benz” me drejtues Adi Alushaj, rreth 30 vjeç, dhe një mjet tip “Ford” me drejtues Esat Brahimaj.

Dyshohet se dy drejtuesit kanë humbur jetën, ndërsa pasagjeri i njërit prej automjeteve ka mbetur i plagosur.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e automjeteve.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat