Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Shqipëria

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Më: 25 mars 2026 Në ora: 22:09
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit.

Një automjet i cili po lëvizte drejt Tiranës, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal afër zonës.

Si pasojë e kësaj është lënduar shoferi i automjetit, i cili është dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa po heton më shumë lidhur me shkaqet e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat