“Data 17, dita e kryengritjes së madhe paqësore”/ Berisha thirrje për pjesëmarrje në protestë: T’i tregojmë vendin Ramës

Shqipëria

“Data 17, dita e kryengritjes së madhe paqësore”/ Berisha thirrje për pjesëmarrje në protestë: T’i tregojmë vendin Ramës

Më: 30 mars 2026 Në ora: 19:05
Sali Berisha

Gjatë fjalës së tij në Foltoren para Kryeministrisë, Sali Berisha i ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës kombëtare më 17 prill.

Sipas tij, kjo protestë do të shërbejë për t’i treguar Edi Ramës vendin që ai meriton.

Po ashtu, Berisha njoftoi të gjithë demokratët se foltoret e radhës, që mbahen çdo të hënë, do të zhvillohen në orën 19:00.

“Me 17 kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore. Ftoi qytetarët mbarë Shqipërisë të bashkohen, t’i themi Ramës se vendi yt është para ligjit. Të hënën tjetër, në orën 19:00 në këtë shesh, përsëri për t’i marrë fytyrën atij që nuk ka fytyrë”, u shpreh Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat