Automjet përfshihet nga flakët në Novoselë pranë autostradës Fier–Vlorë, policia nis hetimet

Shqipëria

Automjet përfshihet nga flakët në Novoselë pranë autostradës Fier–Vlorë, policia nis hetimet

Më: 31 mars 2026 Në ora: 22:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës Fier–Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në tokat bujqësore të kësaj zone, ku mjeti është konstatuar duke u djegur plotësisht. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.

Të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pa arritur të shpëtojnë automjetin, i cili është shkrumbuar totalisht.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa mbetet e paqartë edhe arsyeja pse mjeti ndodhej në këtë zonë. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat