Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe në Gjirokastër, shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje

Shqipëria

Përfshihet nga flakët godina 5-katëshe në Gjirokastër, shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje

Më: 8 prill 2026 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Një banesë sapo është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Banesa ka marrë flakë në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër.

Shkak janë bërë punimet me saldaturë tek një shkallë metalike, ajo çka vuri në alarm familjen e shtetasi me iniciale T.H., e cila, kur ka parë që flakët u bënë agresive, ka lajmëruar forcat zjarrfikëse, që kanë ardhur menjëherë në vendngjarje duke evituar rrezikun e përhapjes së flakëve në apartamentet e tjera të godinës 5-katëshe.

Përveç dëmeve materiale, nuk janë konstatuar lëndime tek njerëzit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat