Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë hise këto vite

Shqipëria

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë hise këto vite

Më: 12 prill 2026 Në ora: 12:36
Sali Berisha

Sali Berisha ka uruar sot të gjithë besimtarët ortodoksë që kremtojnë Pashkën.

“Besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, ju uroj këtë ditë Pashke, ditë e shenjtë e ngjalljes së Krishtit Mbret, burrit, Hyjit, që me mësimet e tij ka ndikuar më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor”, u shpreh Berisha.

Berisha kishte edhe një urim tjetër, me nota politike.

“Uroj që Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë hise këto vite”, shprehet Berisha në mesazhin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat