Taulant Balla dëshmitar në dosjen “Partizani”, kreu i Grupit të PS, i pari që do të dëshmojë në GJKKO!

Shqipëria

Taulant Balla dëshmitar në dosjen “Partizani”, kreu i Grupit të PS, i pari që do të dëshmojë në GJKKO!

Më: 15 prill 2026 Në ora: 11:58
Taulant Balla

Për dosjen “Partizani” në GJKKO, seanca e radhës pritet të vijojë me dëgjimin e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

I pari që do të dëshmojë në seancën e ardhshme do të jetë Taulant Balla. Ai pritet të japë dëshminë e tij në cilësinë e personit që ka paraqitur kallëzim në lidhje me çështjen.

Po ashtu, SPAK ka kërkuar që si dëshmitar të pyetet edhe biznesmeni Paro Laçi, i cili është përfshirë në listën e personave që do të thirren gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Në të njëjtën listë dëshmitarësh janë parashikuar gjithashtu edhe Albert Xhani dhe Isa Tare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat