Përplasen tre makina në autostradën Çermë-Lushnjë, njëra prej tyre godet barrierën anësore!

Shqipëria

Përplasen tre makina në autostradën Çermë-Lushnjë, njëra prej tyre godet barrierën anësore!

Më: 19 prill 2026 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e kësaj të diele në autostradën Çermë-Lushnje, në fshatin Konjat.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ndërsa njëri prej tyre ka goditur më pas barrierën anësore.

Drejtuesi ka ngecur në automjet, ndërsa zjarrikësit pritet të ndërhyjën me presë automatike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat