Peleshi pret ambasadorin e Shtetit të Katarit: Marrëdhëniet mes dy vendeve po forcohen

Shqipëria

Peleshi pret ambasadorin e Shtetit të Katarit: Marrëdhëniet mes dy vendeve po forcohen

Më: 22 prill 2026 Në ora: 20:07
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi me ambasadorin e Shtetit të Katarit, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Shtetit të Katarit, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Peleshi theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve po forcohen më tej.

“Marrëdhëniet shumë të mira politike mes dy vendeve tona po forcohen më tej përmes bashkëpunimit ekonomik e tregtar, si dhe klimës pozitive për rritjen e investimeve të Katarit në Shqipëri”, shkroi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

Peleshi gjithashtu vuri theksin tek angazhimi i përbashkët për të rritur bashkëpunimin ndërparlamentar dhe për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, në shërbim të sigurisë dhe paqes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat