Begaj takim me kongresmenin në Teksas, presidenti shqiptar: Shkëmbyem perspektiva mbi rëndësinë e pranisë së SHBA-së në rajon

Shqipëria

Begaj takim me kongresmenin në Teksas, presidenti shqiptar: Shkëmbyem perspektiva mbi rëndësinë e pranisë së SHBA-së në rajon

Më: 25 prill 2026 Në ora: 11:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në SHBA ka takuar kongresmenin në Teksas, Keith Self.

“Ishte kënaqësi të takoja kongresmenin @RepKeithSelf në Teksas, të cilin e falënderova për vëmendjen e tij ndaj çështjes shqiptare dhe Ballkanit Perëndimor.

Shkëmbyem mendime dhe perspektiva mbi rëndësinë e pranisë së SHBA-së në rajon, rolin e vetë rajonit, NATO-s dhe KFOR-it.

Si dhe forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve tona”, shkruan Begaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat