Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, 31 deputetë të PS dorëzojnë shkresën te Niko Peleshi: Ja emri që propozojmë

Shqipëria

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, 31 deputetë të PS dorëzojnë shkresën te Niko Peleshi: Ja emri që propozojmë

Më: 4 maj 2026 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Një grup prej 31 deputetësh të Partisë Socialiste kanë dorëzuar një shkresë zyrtare pranë Kuvendit, ku propozojnë kandidaturën për Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Deputetët kujtojnë se mandati i ish-komisionerit Robert Gajda ka përfunduar në prill të vitit 2023, ndërsa më pas është rihapur procesi për përzgjedhjen e kandidaturave.

Pas këtij procesi, deputetët socialistë propozojnë emrin e Genta Tafa për postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në shkresë theksohet se kandidatja plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe vlerësohet për përvojën profesionale në fushën e ligjit, si dhe për aftësitë në ushtrimin e profesionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat