Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Shqipëria

Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Më: 10 maj 2026 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Rreth orës 22:00, në Gjirin e Lalëzit, janë përplasur dy automjete.

Si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej automjeteve.

Gjithashtu, kanë marrë lëndime drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat